Sylvinho: Nuk jemi Gjermania që të fitojmë 6-0. Në grup na mundi vetëm Anglia

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 23:57 | Futboll

Sylvinho: Nuk jemi Gjermania që të fitojmë 6-0. Në grup na

Trajneri Sylvinho, pas kualifikimit në "playoff"-in e Botërorit falë fitores 1-0 ndaj Andorrës deklaroi se të gjithë shqiptarët sot duhet të festojnë, duke lënë mënjanë kritikat për lojën dhe rezultatin e ngushtë.

"Ne duhet t’i respektojmë kundërshtarët. Ne po rritemi dhe po bëjmë mirë. Por, nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0 ndaj Andorrës. Ndokush mund të thotë se Andorrës i bëhen 6 gola, por është e vështirë. Ndeshja mbaroi dhe po festojmë. Unë ende nuk e kam kuptuar që për herën e parë po shkojmë në "playoff" dhe është një natë e mrekullueshme", tha Sylvinho.

"Unë mendoj se duhet të festojë i gjithë vendi. Nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo që u arrit. Kemi humbur vetëm ndeshjen në Angli, nuk mendoj se është pak. Nuk e di nëse ndonjëri nuk është i kënaqur, por të humbësh vetëm një ndeshje, të arrish play-off me një ndeshje para fundit, nëse ndonjë nuk është i kënaqur, nuk është problem për mua", shtoi Sylvinho.

Sa i përket kundërshtarit që do të preferonte në "playoff", Sylvinho u shpreh: "Unë e kam thënë që nuk e mendoja "playoff"-in, nuk e di kush ishim. Tani po fillojmë të mendojmë për të, tani të punojmë për marsin. Duhet të përqendrohemi te skuadra dhe grupi, sot jam krenar për të gjithë djemtë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos