
Kalimi historik në fazën play-off të Botërorit i kombëtares të futbollit, është përjetuar me emocione të forta nga çdo shqiptar, e njëjtë si ta edhe nga tekniku brazilian i ekipit, Sylvinho.
Me një Europian mbi supe, e tashmë një play-off të siguruar, Sylvinho duket se është “shqiptarizuar”, aq sa ka festuar në mënyrë të çmendur në dhomat e zhveshjeve në stadiumin e Andorra-s.
View this post on Instagram
Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, shihet momenti kur trajneri i bashkohet futbollistëve dhe stafit në dhomat e zhveshjes dhe shpërthen me brohoritje, ndërsa të gjithë së bashku këndojnë edhe vargjet e famshme: “O sa mirë me qenë shqiptarë”.
“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve... të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri!!!”, shkruan përkrah videos tekniku i Kombëtares. (A2 Televizion)
