Stina e re politike, Hajdari: Marrëveshja me Ramën, fundi politik i Bashës

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 10:41 | Politikë
Stina e re politike, Hajdari: Marrëveshja me Ramën, fundi politik i

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ishte e ftuar në “Dita Jonë” ku foli për reformën zgjedhore dhe situatën politike. Ajo theksoi se reforma zgjedhore tashmë është futur në shina dhe duhet çuar sa më parë përpara.

https://a2news.com/2019/09/13/pakt-rama-basha-aleatet-e-pd-po-marreveshjes-por-te-jete-transparente/

“Reforma zgjedhore është futur në shina dhe tani duhet ta çojmë përpara. Shqiptarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin kandidatët që ndjehen të përfaqësuar. Strukturat aktuale nuk e lejojnë qytetarin të votojë kandidatin e duhur. Lista është e mbyllur. Reforma zgjedhore kërkon shumë ndryshim, të ligjit të Kushtetutës. Ka shumë punë, por tashmë është në shina. Në fillim ishin skeptik për reformën, por tashmë retorika është ndryshe”.

Teksa u pyet për një marrëveshje të mundshme mes Ramës dhe Bashës, Hajdari theksoi se kjo do të ishte fundi politik për kreun e PD.

https://a2news.com/2019/09/20/doshi-e-sterkaj-i-ankohen-per-deputetet-e-shkodres-rama-kur-ulem-une-me-berishen-e-meten-pse-nuk-uleni-ju/

“Partitë jashtë Parlamentit duhet të jenë koshiente për gabimin që kanë bërë dhe të pranojnë opozitën brenda parlamentit për të ecur përpara. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u dhënë zgjidhje gjërave që u interesojnë shqiptarëve. Një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës do të ishte fundi për kreun e PD pasi ai ka bërë disa premtime dhe të mos i plotësosh ato është e gabuar. Një marrëveshje do t’i kthehet në bumerang zotit Basha, do t’i ketë demokratët kundër”, u shpreh Rudina Hajdari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos