Zgjedhjet në SHBA, Rama dhe Meta urojnë presidentin e sapozgjedhur Biden

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 11:37 | Politikë
Zgjedhjet në SHBA, Rama dhe Meta urojnë presidentin e sapozgjedhur

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë zgjedhur rrjetet sociale për të uruar presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për fitoren e tij.

“Urime Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet e 2020 në SHBA. Mezi po pres për të bashkëpunuar me presidenti Biden për të forcuar marrëdhëniet tona strategjike”, shkruan presidenti Meta në Twitter.

Ndërsa kryeministri Rama zgjodhi të përshëndesë bashkëpunimin e deritanishëm me administratën Trump dhe shton gjithashtu se është i gatshëm të forcojë më tej marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shkruan kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos