“40 familje me prani uji, 4 familje janë zhvendosur”, Ademi apel për shpalljen e gjendjes së emergjencës lokale

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 21:20 | Aktualitet
“40 familje me prani uji, 4 familje janë zhvendosur”, Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltani Ademi, ka apeluar për shpalljen e gjendjes së emergjencës lokale. Në "Absolut 4", Ademi tha se situata në qarkun e Shkodrës është përkeqësuar për shkak të reshjeve, ku niveli i liqenit ka arritur pikën maksimale dhe rrezikon zonat urbane.

“Jemi në kushtet e shpalljes së emergjencës lokale duhet vëmendje për të verifikuar dëmin, por minimalja është ushqimi për gjënë e gjallë. Sot, situata është përkeqësuar ndjeshëm, 2315 ha tokë bujqësor e përmbytur në disa njësi administrative kryesisht Ana e Malit, Dajçi një pjesë e Velipojës. Në rrethina dhe zonën e livadheve, që janë buzë liqenit të Shkodrës, rritja e lumenjve dhe liqenit është në kuotën maksimale dhe kemi risk në zonat urbane. Deri tani nuk kemi pasur probleme në zonat urbane”.

Ademi theksoi se dëmi i shkaktuar është shumë më i madh se në 2018 dhe tha se asnjëherë nuk janë kompensuar.

“Ne kemi më shumë sipërfaqe të përmbytura se në 2018, dhe problem është kohëzgjatja e prezencës së ujit në tokat bujqësore.

Të vlerësohet kohëzgjatja e përmbytjes. Të shpallet emergjenca lokale, të sigurohen shërbimet e shpenzimet për gjënë e gjallë dhe trajtimin e tokave bujqësore dhe dëmin e shkaktuar, si dhe nevojën për investim për të ripunuar tokën. Është një dëm i konsiderueshëm. Në 2018, dëmi kalon 3.5 mld lekë. Kemi sipërfaqe të mëdha të mbjella me grurë dhe e kalon 3.5 mld lekë nevojën për shpërblim. Asgjë dhe asnjëherë nuk është kompensuar dhe kjo bëhet më e rëndë kur përsëritet. Të shihet mundësia e dëmshpërblimit për të punuar si më përpara”.

https://a2news.com/2021/01/26/haki-cako-shkodra-nuk-mund-te-permbytet-sepse-do-zonja-ademi/
https://a2news.com/2021/01/26/leli-ne-absolut-4-shtepite-qe-permbyten-jane-te-ndertuara-aty-ku-ka-shtepine-lumi/

Sipas Ademit, janë 40 familje me prani uji dhe 4 prej tyre janë zhvendosur, ndërsa prania e ujit në rrugë në Obot është 1.5 metra.

"Probleme ka në fushën e Nënshkodrës, që kalojnë kuotën e shkarkimeve  dhe prurjeve duke sjellë përmbytje. Situata është e vështirë. 1.5 metër prania në rrugën e Obotit dhe në shkallët e para të ndërtesave, 40 banesa të rrethuar me ujë. Kemi lëvizur familjet tek të afërmit dhe në Livadhe dy familje. Në Darragjat kemi zhvendosur gjënë e gjallë. Situata është e njëjtë me atë të vitit 2018." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos