Kushtetuesja rrëzon çështjen e parë të rishikimit të dënimeve në mungesë

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 16:43 | Aktualitet
Kushtetuesja rrëzon  çështjen e parë të rishikimit

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të martë seancën e parë gjyqësore, që prej “zhbllokimit” të saj nga ngërçi mbi 2-vjeçar për shkak të mbetjes pa gjyqtarë.

Çështja që bëri bashkë për herë të parë shtatë anëtarët aktualë të Kushtetueses ishte dërguar para kësaj  trupe nga gjyqtari i Tiranës, Erion Bani. Ai kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të një pike të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit gjyqtarët e Shkallës së Parë mund të shqyrtonin kërkesat për rishikimin e vendimeve të dhëna në mungesë nga gjykata më të larta.

Pas përfundimit të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës.

Kjo kërkesë e parë u shqyrtua pa praninë e palëve, vetëm mbi bazë dokumentesh. Pas plotësimit të gjykatës me numrin minimal të gjyqtarëve të mëvonshëm për shqyrtim të çështjeve, në vijim Kushtetuesja do të gjykojë dhjetëra çështje në pritje, mes të cilave edhe ankimi i bërë për zgjedhjet e 23 qershorit 2019 dhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos