66-vjet nga vdekja e Christian Dior, themeluesit të shtëpisë së modës

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 07:23 | Aktualitet

Christian Dior ishte një stilist francez, i njohur më së miri si themeluesi i një prej shtëpive më të mëdha të modës në botë, të cilat u përhapën në pesë kontinente në vetëm një dekadë. Talenti i Dior, bëri që ai të krijojë për ikona të ndryshme të artit, në përpjekje për të ruajtur industrinë e modës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, në vitin 1946, ai themeloi shtëpinë e modës “Dior” me koleksionin e tij të "New Look". Gradualisht, shtëpia Dior fiton statusin e një shtëpie mode, ku ndër krijimet e stilistit shfaqet edhe linja e tij e parfumeve dhe e këpucëve. Ndër ngjyrat e preferuara ishin roza, si simbol gëzimi dhe grija, e përshtatshme për çdo veshje. Pas vdekjes së Christian Dior, kompania u drejtua nga disa stilistë të famshëm. Secili prej këtyre njerëzve të mëdhenj, kontribuoi me diçka të vetën në zhvillimin e modës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos