Rama në tryezën për mbrojtjen e fëmijëve: Dhuna është justifikuar dhe himnizuar, ka marrë drejtim keqinformues

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 17:58 | Politikë

Një ditë para dy protestave në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi nevojën për një plan të përbashkët dhe tha se dhuna është relativizuar dhe himnizuar, si edhe sipas tij ka marrë një drejtim tërësisht keqinformues dhe keqedukues.

“Ky këshill merr rëndësi të veçantë si një tryezë ku vështrimet e ndryshme na ndihmojnë të gjithëve të ndërtojmë një qasje që duhet t’i përshtatet mësimeve të këtij momenti. Unë besoj dhe ndajmë opinionin që jemi bërë dëshmitarë të një panorame shqetësuese të qasjes së një pjese të shoqërisë ndaj një tabuje për të gjitha demokracitë, për të gjitha rrugët e bashkëjetesës në demokraci që është dhuna. Kemi parë sesi dhuna është relativizuar, justifikuar dhe himnizuar. Jo vetëm kaq, por kemi parë sesi dhuna ka marrë një drejtim tërësisht keqinformues dhe keqedukues duke u kthyer në një stigmë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që gjithë dhunuesit e institucioneve, shkollave, lirisë dhe së drejtës së gjithkujt për të bërë mësim, pronës publike e private, kanë marrë një status qytetarie dhe imunitet mediatik si përçues të një përpjekjeje të admirueshme për të përmbysur një sistem”, tha Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos