7 të vdekur brenda 24 orëve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 15:13 | Ballkani
7 të vdekur brenda 24 orëve nga koronavirusi në Maqedoninë e

Maqedonia e Veriut po përjeton një shpërthim të ri të pandemisë koronavirus. Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 700 teste, ku 89 persona rezultuan pozitiv me Covid-19. Rreth gjysma e tyre ishin vetëm në Shkup.

Është rritur ndjeshëm dhe bilanci i viktimave, me 7 persona që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi shërimin e 17 pacientëve në 24 orët e fundit. Në total, Maqedonia e Veriut raporton më shumë se 2300 të prekur nga Covid-19 dhe 140 viktima. Aktualisht janë 606 raste aktive në këtë shtet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos