Një ditë para vizitës së Marta Kos, PS me dorën në zemër, u plotëson demokratëve dy kërkesa

Nga Indrit Maraku
24 Nëntor 2026, 19:20 | Politikë

Një ditë para vizitës së Marta Kos, PS me dorën në

Këshilli i Legjislacionit miratoi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e fundit parlamentare, që ishte kërkuar nga PD. Këshilli reflektoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ku PD kishte ankimuar refuzimin fillestar të Kuvendit për të ngritur këtë komision hetimor.

Kjo ishte kërkesa e dytë që i plotësohej demokratëve këtë të martë, pasi në mëngjes Konferenca e Kryetarëve caktoi datën 10 dhjetor për zhvillimin e mocionit me debat lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Nisma ishte kërkuar nga Partia Demokratike, që kishte evidentuar një sërë problematikash në progres-raportin e fundit të Brukselit, lidhur me parlamentarizmin, respektimin e rolit të opozitës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk janë zbatuar nga shumica.

Kjo dakordësi e rrallë në Kuvend, me mazhorancën që brenda ditës i plotëson dy kërkesa opozitës, erdhi 24 orë para se në Tiranë të mbërrijë eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e cila do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos