Merita Toska, eksperte për financat vendore, e ftuar në “A2Business” nga Aurora Sulçe, u shpreh se ka shumë arsye se përse bashkitë nuk po arrijnë të menaxhojnë dot burimet e veta. Sipas Toskës, nisur nga struktura, bashkitë vijojnë të jenë shumë të varura nga fondet e transferuara nga qeveria qendrore dhe ky është një instrument, i cili bën që bashkitë në vetvete, të mos kenë atë autonominë e duhur për të ushtruar funksionet dhe kompetencat që i janë përcaktuar me ligj. (A2 Televizion)
A ka dështuar decentralizimi fiskal? Toska: Bashkitë ende të varura nga fondet e qeverisë
