Moti i keq por edhe manovrimi i gabuar mund të jenë shkaqet e një aksidenti të ndodhur pak më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Plloçë, dhe ka përfshirë dy mjete, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që ndërkohë ka shkaktuar trafik në atë aks rrugor, për shkak edhe të kamionëve të mëdhenj. (A2 Televizion)