Një efektiv policie në Feniks (Phoenix) Arizona ka qëlluar për vdekje një burrë të armatosur, ndërsa ai mbante në krah djalin e tij. Në videon dramatike, të publikuar nga vetë policia e qytetit. Efektivi dëgjohet teksa i lutet 37-vjeçarit, Paul Bolden, që të ulte në tokë djalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur, më 9 janar. Policia u thërrit në zonë pasi e dashura e Bolden telefonoi për të denoncuar se ai i kishte rrëmbyer djalin, duke e kërcënuar me armë.
Në çastin që policia mbërriti, Bolden i kishte drejtuar armën drejtuesit të një makine. Ai nuk pranoi të ulte armën në tokë, çka bëri që policët ta quanin fëmijën si peng dhe t’i kërkonin babait ta lironte. Por, kur ai ia drejtoi armën djalit të tij dhe të tjerëve, njëri prej policëve hapi zjarr. (A2 Televizion)