Vullkani Krakatoa ka shpërthyer në brigjet e Indonezisë, duke shpërndarë hirin dhe grimxat vullkanike deri në një lartësi prej 15 km. Mijëra banorë braktisën banesat e tyre dhe autoritetet nuk lejojnë kthimin e tyre deri në një njoftim të dytë.
Të premte ndërmjet orës 21.58 dhe 22.35 sipas orës lokale, Qendra e Vullkaneve ka regjistruar dy shpërthime fuqishme të cilat janë pasuar nga të tjera, por më të lehta dhe gjatë ditës së shtunë.
Banorët e Xhakartës, të cilët gjenden të pozicionuar 150 kilometra më larg, raportojnë se kanë dëgjuar "gjëmime të forta" menjehërë pas aktivizimit të vullkanit.
Pamjet e fotografuara nga ishulli Anak Krakatau, i cili gjendet në Ngushticën Sunda, tregojnë llavën që del nga vullkani.
Qendra e Vullkaneve dhe Katastrofave Gjeologjike raportoi se shpërthimi i parë zgjati një minutë e 12 sekonda duke nisur në orën 9.58 të darkës, kur dhe vullkani nisi të nxjerrë hi dhe tym deri në 200 metra lartësi. (A2 Televizion)