Amnistia fiskale, Rama: Kemi qenë si Holanda pas luftës, s’ka pasur sistem bankar

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 12:50 | Politikë
Amnistia fiskale, Rama: Kemi qenë si Holanda pas luftës, s’ka

Kryeministri Rama u shpreh se amnistia fiskale duhet edhe për faktin se vite më parë qytetarëve nuk iu është garantuar mundësia e formalizimit nga shteti, pasi ka munguar edhe sistemi bankar.

Rama tha se Shqipëri ka qenë si Holanda pas luftës. “Amnistia është hapësira e fundit e një tranzicioni drejt një shtrëngimi tjetër në funksion të llogaridhënies të çdo individi në raport me shtetin, si taksapagues.

https://a2news.com/2022/07/15/amnistia-fiskale-rama-te-huajve-mungese-respekti-ta-trajtosh-shqiperine-si-nje-vend-me-bisht/

Është e pamundur ta shtrimë fashën deri në fund për shkak se nuk mund t’i kërkosh njerëzve llogari deri në fund nëse nuk i ke dhënë mundësinë të formalizojnë deri në fund atë që kanë, pasi kanë pasur një shtet që nuk iu garantonte një sistem bankar, ka qenë tamam si Holanda pas luftës. Amnistia duhet parë edhe si një mundësi për të shkuar në një nivel tjetër”, tha kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos