
Kreu i fushatës së socialistëve në Durrës, Ardian Çela tha se në Durrës, 80% e votave të pavlefshme ishin për Partinë Socialiste.
“Rreth 80% e votave të pavlefshme ishin për kandidatët e Partisë Socialiste. Mënyra e re e votimit, siç duket, ka ndikuar dhe kjo ka bërë që ne të mos arrinim 80 mijë vota në Qarkun e Durrësit.
Për më tepër flet entuziazmi i qytetarëve që e kanë shprehur nga e marta mbasdite”, u shpreh Çela. (A2 Televizion)