
Kryetarja e Partisë, Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj drejtues.
Lajmin e ka dhënë vetë Topalli, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku njofton se partia që ajo kryesonte nuk ia doli të bëhej faktor në këto zgjedhje.
Topalli nuk ka njoftuar nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës, por uron që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare.
“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.
Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare.”, shkroi Topalli. (A2 Televizion)