Australia rihap kufijtë pas 2 vitesh

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 07:36 | Bota
Australia rihap kufijtë pas 2 vitesh

Autoritetet në Australi bëjnë me dije se do të rihapin plotësisht kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar, duke filluar nga 21 shkurti.

Lajmi u dha nga kryeministri Scott Morrison, gati dy vjet pasi ai mbylli kufirin për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Australia ka ndjekur një rihapje të shkallëzuar të kufijve që nga fundi i vitit të kaluar, duke lejuar emigrantët e aftë, studentët dhe udhëtarët me çanta shpine të hyjnë në vend.

Industria e turizmit, e cila është mbështetur në tregun vendas që vetë është ndikuar nga kufizimet e lëvizjes, mirëpriti vendimin që vjen tre muaj përpara se Morrison të përballet me zgjedhjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos