
Gareth Bale dhe Real Madrid duket një histori që nuk do të ketë kurrë fund të lumtur. Ironia dhe thumbimet e sulmuesit të madrilenëve bënë xhiron e rrjetit pas kualifikimit të Uellsit në kampionatin europian.
Bale dalloi mes tifozëve një flamur të kombit të tij ku shkruhej: “Uells, Golf, Madrid. Sipas këtij rendi” Kaq ka mjaftuar që futbollisti uellsian ta marrë flamurin domethënës dhe të festoj përpara kamerave së bashku me shokët e skuadrës duke lënë të kuptohej që Reali i Madridit është prioriteti i fundit në jetën e tij.
Krisja me madrilenët ka nisur prej kohësh që kur Zinedine Zidane e konsideroi jashtë planeve të tij 30- vjeçarin. Bale nuk luan me Realin prej datës 5 tetor e do të mbetet për t’u parë se si do të reagojë klubi madrilen pas veprimeve të tij të fundit. (A2 Televizion)