Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi kërkon ndryshime në rendin e ditës

Nga Anesti Barjamemaj
9 Nëntor 2026, 10:37 | Politikë

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi kërkon ndryshime në

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet në orën 13:00 ku në rend dite është “diskutimi i detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, në kuadër të procesit të reformës zgjedhore”.

Demokratët kanë kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, pasi sipas tyre ky rend dite nuk është i dakordësuar, për shkak se komisioni është me bashkëkryetar dhe nuk mund të ketë vendime të njënashme. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit, Oerd Bylykbashi i ka dërguar një email bashkëkryetarit socialist Damian Gjiknuri dhe anëtarëve të Komisionit për ndryshimin e rendit të ditës.

Bylykbashi kërkon heqjen nga mbledhja e sotme, të diskutimeve që kanë lidhje me reflektimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve që ka sjellë harta e re territoriale dhe kërkon që sot në mbledhjen e orës 13.00 të diskutohet problemi ndarjes së shtetit nga partia që është edhe rekomandim i OSBE-ODIHR.

Sipas Bylykbashit kërkesa e socialisteve është praktikisht ndryshim sistemi për zgjedhjen e Këshillave Bashkiak, por shton se edhe me këtë kod zgjedhor mund të zgjidhen këshillat pa kërkuar ndryshime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos