Berisha në A2: Topalli pati të drejtën e kandidimit, refuzoi duke bërë zgjedhjen e saj

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 13:55 | Politikë
Berisha në A2: Topalli pati të drejtën e kandidimit, refuzoi duke

Në një intervistë në A2, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe lëvizjen e re politike të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Berisha theksoi se Topallit i është ofruar mundësia për të kandiduar nën logon e PD-së, por e ka refuzuar.

“Nuk kam pasur dijeni, e kam marrë vesh nga mediat. Çdo njeri ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e tij. Topalli, në dijeninë time ka pasur të drejtën e kandidimit, i është ofruar, dhe siç kam parë nga mediat, ajo ka refuzuar të kandidojë nga forumet e PD. Më pas, ka bërë zgjedhjen e saj, duke krijuar një lëvizje apo parti, ka bërë zgjedhjen e saj.

Thelbi i filozofisë së njeriut të lirë është zgjedhja. Çdo njeri, duhet të mësohemi, ka të drejtën e zgjedhjes së tij. Pastaj, se cilat janë pasojat e zgjedhjes, ai është përgjegjës”, tha Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/28/topalli-prezanton-nismen-politike-3-kryetare-smund-te-mbajne-shqiperine-dua-te-behem-avokatja-e-interesave-tuaj/
https://a2news.com/2020/10/30/nuk-shikoj-asnje-pengese-qe-te-bashkepunojme-me-forcen-e-zonjes-topalli/

A2 CNN Livestream

Latest Videos