
Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se qeveria e ka humbur kontrollin e pandemisë dhe se ka braktisur qytetarët.
Sipas Ramës, Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit ndërkohë që nuk ndalon as aleaten e tij Kryemadhi në fushatën për përhapjen e pandemisë.
“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvejku i shkretë”, shkruan kryeministri. (A2 Televizion)