
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez thirri zgjedhje të parakohshme kombëtare me 28 prill, pasi humbi votimin për buxhetin.
Sanchez, i cili varej nga votat e partive të vogla rajonale për të kaluar legjislacionin, u la vetëm nga partitë nacionaliste Katalanase. Kjo vjen në një kohë kur tensionet janë në nivele shumë të larta lidhur me kërkesën për pavarësi nga Katalonja.
“Duhej të vendosja mes dy opsioneve, të mos bëja asgjë dhe të vazhdoja pa buxhet ose të shpallja zgjedhje dhe tu jepja spanjollëve të drejtën e zgjedhjes, dhe unë zgjodha të dytin. Spanja duhet të vazhdojë të ecë përpara, progresi duhet të vijojë në bazë të tolerancës dhe respektit, me moderim dhe bashkëpunim”, tha Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.
Sanchez mori drejtimin e qeverisë në qershor të vitit të kaluar pas rrëzimit të ekzekutivit konservator që u rrëzua me një mocion votëbesimi.
Ndërkohë, sondazhet në Spanjë tregojnë se asnjë forcë politike nuk do të marrë mjaftueshëm vota për të qeverisur e vetme. Zgjedhjet mund të pasojnë bisedime të ngadalta mes 3 apo më shumë partive: pra Spanja do të mbesë për një kohë të gjatë pa qeveri. (A2 Televizion)