Konferenca e Mynihut, Përplasja mes fuqive botërore

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 16:22 | Bota
Konferenca e Mynihut, Përplasja mes fuqive botërore

Rreth 35 krerë shtetesh dhe qeverish, dhjetëra ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes dhe qindra ekspertë për politikën e sigurisë mblidhen në Mynih nga 15 deri në 17 shkurt.

Drejtuesi i Konferencës, Wolfgang Ischinger flet për konferencën e sigurisë "më të madhe dhe më të rëndësishmen" prej më shumë se 50 vitesh që nga themelimi i saj.

"Konferencë Sigurisë në Mynih është një vend ku testohen idetë, ku mund të zhvillohenaleanca dhe të nisin përgatitje për të çuar përpara procese të paqes, ose edhe për t'i filluar ato", tha Wolfgang Ischinger Drejtues i Konferencës.

Programi do të jetë i ngjeshur, me takime e diskutime. Vendi tradicional i mbajtjes së konferencës, hoteli, "Bayerischer Hof" ofron sipas DW një mundësi të mirë edhe për diplomacinë e dhomave të pasme. I shtrirë në disa godina ai është i famshëm për kthesat e kthinat shumta.

100 dhoma janë rezervuar për takime kokë më kokë. Në qendër të bisedimeve do të jetë ndryshimi i roleve te Kinë, SHBA dhe Rusisë në politikën botërore dhe niveli i konfrontimit mes fuqive botërore.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili kryeson delegacionin amerikan në prag të konferencës akuzoi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë se po përpiqeshin të thyenin sanksionet amerikane ndaj Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos