Bushati: U sigurova që energjia të shkonte për të mirën e madhe

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 09:58 | Politikë
Bushati: U sigurova që energjia të shkonte për të mirën

Ervin Bushati, kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të fitonte dot mandatin e deputetit.

Në një reagim në Facebook, Bushati shkruan se ka punuar fort për objektivin e Partisë Socialiste dhe se kishte përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e PS-së që energjia të shkonte për të mirën e madhe: për PS-në.

“Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejtë dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë. Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12. Falenderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po perseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: me e rëndësishme dhe më e bukur është ??????? ? ????? ? ??! Tani na pret një punë edhe më e madhe”, lexohet në postimin e Bushatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos