Dëbora “pushton” Parisin, mbyllet kulla “Eiffel”

Nga A2 CNN
22 Janar 2019, 12:38 | Fotolajme

Turistet që vizitojnë këto ditë Parisin nuk do të mund të ngjiten dot në kullën e famshme “Eiffel”.

Reshjet e dendura të borës detyruan mbylljen e monumentit simbol të kryeqytetit francez. Një stuhi bore po mban të mbërthyer Francën, duke shkaktuar jo pak probleme në qarkullim.

Autoritetet kanë aktivizuar alarmin portokalli dhe po ndjekin një plan për të mbrojtur të pastrehët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos