Burri e dhunon gruan, jo vetëm fizikisht. E ka dhunuar në kohët e lashta, e ka dhunuar në mesjetë e ka dhunuar një shekull më parë, e dhunon dhe tani. Kjo është diçka normale për pjesën e atyre që nuk kanë arsye, dhe e patolerueshme për një pjesë tjetër. Ajo që krahas dhunës ka mbetur thuajse njësoj gjatë gjithë ekzistencës sonë, është pyetaj pse. Aktualisht kemi hyrë në 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas dhe për të folur për këtë fenomen, kemi të ftuar në bisedë pedagogen dhe drejtuesen e Linjës për Këshillimit për gra dhe vajza, zonjën Iris Luarasi. (A2 Televizion)
Dhuna ndaj grave, a është inferioriteti i burrit ai që çon tek dhuna?
