Digjet makina në tunelin e Elbasanit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 18:44 | Kronikë
Digjet makina në tunelin e Elbasanit

Një makinë ka marrë flakë ndërsa ishte në ecje e sipër në brendësi të tunelit të aksit Tiranë-Elbasan duke shkaktuar panik tek personat e tjerë që kalonin aty.

Mjeti në pronësi të shtetasit F.N. dyshohet të ketë marrë zjarr për shkak të një defekti teknik. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos