Ndryshimet Kushtetuese dhe Kodi Zgjedhor ndryshuan në një kohë ekstremisht të shpejtë, në kundërshtim me rregullat më demokratike të bërjes së ligjit, thuhet në draftin paraprak të Komisionit të Venecias. Dhe për këtë ekspertët nuk janë bindur as nga argumenti i kryeministrit se nxitimi u bë për shkak të pandemisë. “Procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë ishte ekstremisht e nxituar. Procedura formale në Parlament ishte jashtëzakonisht e shkurtër (rreth një javë), dhe i gjithë procesi nga prezantimi I iniciativës deri tek miratimi i saj, zgjati një muaj”. (A2 Televizion)
Draft i Komisionit të Venecias, kritikohet procedura e nxituar, por nuk ndryshon asgjë para 25 prillit
