Edhe 4 vite me City-n, De Bruyne zgjat kontratën: Nuk ndihesha i lumtur pa këtë firmë

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 15:28 | Futboll
Edhe 4 vite me City-n, De Bruyne zgjat kontratën: Nuk ndihesha i lumtur pa

Kevin De Bruyne ka firmosur kontratën e re që do ta mbajë atë te Manchester City deri në vitin 2025. Mesfushori belg, i cili vitin e kaluar ishte lojtari i vitit në Premier League, firmosi një kontratë 4-vjeçare dhe do të qëndrojë te “Citizens” deri në moshën 34-vjeçare.

Kontrata e tij e vjetër kishte një afat kohor prej 2-vjetësh, por klubi dëshironte një afat më të gjatë pasi u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe një lojtar kyç në planet e Guardiolës.

“Nuk ndihesha i lumtur, përpara se të firmosja kontratën e re,” u shpreh De Bruyne pasi kontrata u konfirmua. “I adhuroj fansat këtu, gjithashtu dhe familja ime është shpërngulur në Manchester dhe ndihemi të lumtur këtu”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos