Fermeri krijon zemrën me dele për të kujtuar tezen e ndjerë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 08:34 | Lifestyle
Fermeri krijon zemrën me dele për të kujtuar tezen e ndjerë

Pandemia ndau shumë njerëz për shkak të rregullave të forta dhe kjo gjë ndodhi dhe me Ben Jackson në Australi.

Fermeri ndodhej në New South Wales kur tezja e tij Debby humbi jetën në Queensland, 400 km larg dhe për shkak të pandemisë nuk mundi ta përshëndeste për herë të fundit dhe të merrte pjesë në funeralin e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=bEdZ-GV4uIY

Për këtë arsye, ai gjeti një mënyrë krejt të veçantë për të kujtuar tezen e ndjerë, duke krijuar një zemër gjigante në fushë.

Ben hodhi një sasi të madhe drithërash në tokë duke mundësuar që delet të shkonin pas ushqimit dhe të krijonin imazhin e ndjerë në homazh të familjares së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos