Pas më shumë së një muaj luftë, forcat e Moskës duket sikur po tërhiqen nga rrethinat e Kievit, duke përqendruar aktivitetet ushtarake në lindje, pikërisht në Donbas. Për situatën në terren, nga Parisi, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi thotë për emisionin “Debat” se tashmë ndodhemi në një vendnumëro, nuk ka ndodhur as shkatërrimi i ushtrisë ukrainase, por nuk po shembet as ekonomia ruse. Për profesor Medlir Mema, i ftuar në emision, nuk është dakord me ketë dinamike, dhe flet për disfatë ruse. Por sipas profesor Lisen Bashkurtit, raporti i forcave po ndryshon. (A2 Televizion)
“Fizionomia e brendshme e shteteve prodhon politikën e tyre të jashtme, ajo e Putinit është donkishotizëm”
