Për herë të parë në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, është përfshirë edhe kufizimi i interesave të kredive konsumatore, që marrin qytetarët. Në ligjin që pritet të hyj në fuqi, thuhet se do të jetë Banka e Shqipërisë dhe ministria e Ekonomisë që do të hartojnë udhëzimin, që të mbrojë të gjithë qytetarët nga abuzimet e mundshme me interesat dhe kostot e këtyre kredive.
Normat e interesit për huatë që merren nga institucionet e mikrofinancës, bashkë me parashikimet për ndëshkime ndaj atyre që nuk shlyejnë në kohë këstet e kredisë do të jenë pjesë e ligjit Për Mbrojtjen e Konsumatorit”. Përmes ligjit të ri të miratuar në Kuvend, janë përcaktuar 2 nene që do të rregullojnë boshllëqet që ekzistonin.
“Norma maksimale efektive vjetore e interesit e një marrëveshjeje kredie konsumatore do të përcaktohet me udhëzim të përbashkët ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe ministrisë përgjegjëse për çështjet në fushën e mbrojtjes së konsumatorit”, dhe brenda saj do të përfshihen të gjitha tarifat, komisionet dhe kostot e tjera që lidhen me kredinë.”
Banka e Shqipërisë dhe ministria e Ekonomisë do të hartojnë udhëzimin, që të mbrojë të gjithë qytetarët nga abuzimet e mundshme me interesat dhe kostot e këtyre kredive.
Çdo dispozitë kontraktuale që parashikon një normë efektive maksimale vjetore interesi mbi kufirin e lejuar është absolutisht e pavlefshme. Aktualisht norma maksimale caktohet me rregullore të Bankës së Shqipërisë, dhe rishikohet çdo gjashtë muaj.
Gjithashtu ligji i miratuar, parashikon edhe ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit, që është organi përgjegjës për të mbrojtur interesat e konsumatorit në treg.
“Gjithashtu këto subjekte as nuk do të japin kredi të reja pasi, me skemën e 2024-ës, u konstatua se ato përdorën si metodë për të shlyer borxhin e vjetër edhe marrjen e një kredie të re, që i çoi qytetarët deri në humbje të banesave të tyre.”
Ndërsa me një tjetër ligj të ri që aktualisht është në proces konsultimi do tu ndalohet subjekteve që blejnë dhe mbledhin kredi të këqija, të vendosin interesa, penalitete, komisione apo tarifa më të larta se ato që parashikoheshin në marrëveshjen fillestare të kredisë. (A2 Televizion)