Ish-kryeministri Sali Berisha takoi virtualisht mbështetësit e tij demokratë të Amerikës. Duke mos e konsideruar si një pengesë shpalljen e tij “non grata” nga SHBA, Berisha bëri të qartë se “Foltorja” nuk është një lëvizje për dinjitetin e tij personal, betejë të cilën e ka zhvendosur në gjykatë. Por, sipas tij, kjo lëvizje ka si qëllim reformimin dhe vendosjen e vlerave konservatore në Partinë Demokratike. (A2 Televizion)
“Foltorja” me shqiptarët e SHBA, Berisha: Kjo lëvizje s'ka lidhje me shpalljen time "non grata"
