Gjermania regjistron 281 viktima në një ditë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 08:17 | Bota
Gjermania regjistron 281 viktima në një ditë nga koronavirusi

Gjermania konsiderohet si një ndër vendet evropiane që e ka trajtuar më mirë situatën e krijuar nga pandemia, e megjithatë bilanci i viktimave dhe rasteve të reja vijon të rritet me shifra të ngjashme nga dita në ditë.

Instituti “Robert Koch” raporton se në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan 2237 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të prekurve në 145, 697.

Ndërsa si pasojë e pandemisë së Covid-19 numri i viktimave arriti në 4879, shtuar këtu dhe 281 humbjet e jetës gjatë ditës së fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos