
Një sasi e dyshuar lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e sotëm pranë derës së një lokali në rrugën “Berisha”, në Kamëz.
Sipas policisë, lënda plasëse, e vendosur pranë hyrjes së lokalit në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, nuk ka shpërthyer. Shërbimet e specializuara xheniere kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar atë nga vendngjarja.
“Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer. Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja”, thuhet në një njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)