Deputeti demokrat Dashnor Sula i është përgjigjur gjuhës fyese të kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kur e quajti atë gjeldeti i Peqinit. Në një lidhje direkte me studion e Ditari në A2 CNN, ai tha se kryeministri Rama fyen dhe përdor fjalor rruge kur është nën presion dhe këtë herë sipas tij, ishte nën presion pasi ish-deputeti Bllako u kthye në burg. Sula theksoi se në burg është krijuar një grup i PS-së ndërsa priten edhe të tjerë. Ai inkurajoi dhe shprehu mbështetjen për të gjithë prokurorët për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar. (A2 Televizion)
Gjuha fyese e Ramës në Kuvend, Sula: Kryeministri në presion se u kthye në burg Alqi Bllako
