Grabitja në Rinas, personi i vrarë dyshohet të jetë Admir Murataj

Nga A2 CNN
10 Prill 2019, 10:05 | Kronikë
Grabitja në Rinas, personi i vrarë dyshohet të jetë Admir

Sipas verifikimeve të para të policisë, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht, kufoma e gjetur pas konfliktit me policinë në ngjarjet që kanë pasuar grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit, mund të jetë ai i shtetasit Admir Murataj.

Emri i Muratajt nuk është i panjohur për drejtësinë dhe veçanërisht për prokurorinë e Krimeve të Rënda, që e akuzonte si kreu i grupit kriminal, që realizoi 3 grabitje të bujshme, 2 prej tyre pikërisht në Rinas dhe me një skenar të ngjashëm.

https://a2news.com/2019/04/10/grabitja-me-arme-ne-rinas-a2-cnn-zbardh-dinamiken-e-ngjarjes/

Në grabitjen e djeshme, persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë dhe granata mundën të depërtojnë në pistë duke marre thasët e parave që do të transportoheshin me avionin e Austrian Airlines.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrare dhe një prej grabitësve, që dyshohet të jetë pikërisht Adimir Murataj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/04/09/grabitja-e-rinasit-perplas-sekretarin-e-pd-me-ministrin-lleshaj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos