
Kritika ndaj punës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thotë nuk janë përmbushur pritshmëritë për sa i përket hetimeve për pastrimin e parave nga zyrtarë të lartë.
“Vakumi ligjor ka krijuar një problematikë. Pavarësisht këtij vakumi të krijuar, Prokurori i Përgjithshëm, është i vetmi mekanizëm inspektues, deri sa Inspektorati i Lartë i Drejtësisë të ngrihet.
Ashtu si ministri i Drejtësisë ka kryer rolin e tij në kuadër të hetimeve apo verifikimeve ashtu duhet ta kryente edhe Prokurori i Përgjithshëm”, tha ministrja Gjonaj. (A2 Televizion)