
Detaje të reja janë zbardhur nga debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
A2 CNN mëson se gjatë debatit, Rama i është drejtuar Spiropalit se “si munde të gjuash me gurë drejt shtëpisë” duke i ka kujtuar edhe kohën kur për të, ai ishte Skënderbeu
Nga ana e saj, Spiropali është përgjigjur se nuk ka dalë kundër vendimeve të Partisë Socialiste dhe të grupit parlamentar, por ka pasur kritika për përzgjedhjen e disa ministrave.
Më herët kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e deputetes socialiste Elisa Spiropali si edhe të Plarent Ndrecës. Kundër këtij vendimi u shpreh deputeti socialist Fatmir Xhafa dhe në fund Blendi Klosi konfirmoi se Spiropali është ende anëtare e partisë.
(A2 Televizion)