Infektimi nga Covid-19, simptoma edhe në lëkurë

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 20:35 | Aktualitet

Gazeta britanike “Express” publikoi se koronavirusi mund të ketë tregues të dukshëm edhe në lëkurë. Sipas një grupi prej më shumë se 400 dermatologësh britanikë, të cilët kanë depozituar gjetjet, simptomat në lëkurë mund të shfaqen si pika të kuqe, të cilat me kalimin e ditëve irritohen dhe japin djegie. Ndërsa, shkencëtarët tashmë kthejnë vëmendjen te publiku dhe mjekët, duke paralajmëruar se duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi pacientëve që kanë këto simptoma në lëkurë. Por, për të shmangur ankthin e panevojshëm dhe dezinformacionin, që nuk na duhet për këto ditë, A2 zgjodhi të dëgjojë fjalën e zonjës Ermira Vasili, shefe e Shërbimit të Dermatologjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos