Nations League, Greqia ndal sërish Gjermaninë; Portugalia nuk ndjen mungesën e CR7

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 08:44 | Futboll

Nations League, Greqia ndal sërish Gjermaninë; Portugalia nuk ndjen

Ndeshjet e së dielës në Nations League kanë dhuruar rezultate shumë interesante, sidomos për Ligën A.

Holanda ka mposhtur Serbinë me shifrat 2-1 dhe i është bashkuar në kryesimin e grupit Greqisë, e cila përsëri mori rezultat ndaj Gjermanisë, këtë herë barazim 0-0, shkruan A2.

Ndërkaq, Portugalia vazhdoi ecurinë perfekte duke mundur 2-1 Norvegjinë e vijuar rrugëtimin e shkëlqyer pa Cristiano Ronaldon në radhët e saj.

Luzitanët i kanë fituar të katër ndeshjet deri tani dhe Gonçalo Ramos, ai që zëvendëson CR7, u bë protagonist sërish me gol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos