Itali raporton 7 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 17:37 | Bota
Itali raporton 7 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Vijon trendi në ulje i numrit të viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e virusit Covid-19.

Në 24 orët e fundit autoritetet e Emergjencave Civile bëjnë me dije se kanë humbur jetën 7 persona të tjerë ndërkohë që 188 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Që nga nisja e pandemisë në Itali 34.945 persona kanë humbur betejën më virusin vdekjeprurës ndërsa të infektuarit janë mbi 242 mijë.

Numri i të shëruarve vijon të rritet ndjeshëm ku vetëm në ditën e fundit janë 307 personat që i kanë shpëtuar “kthetrave” të Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos