Italia raporton 12 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 18:43 | Bota
Italia raporton 12 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Me hapa të vegjël, por Italia vijon të “shërohet” nga pandemia e koronavirusit.

Në deklaratën e saj të përditshme Emergjenca Civile bëri me dije se në 24 orët e fundit 12 persona humbën jetën, nga 15 që ishin një ditë më parë.

Nga 52 mijë tamponë të kryer ditën e fundit, 229 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, gjysma e të cilëve ndodhen në Lombardi.

Personat e shëruar janë 338 ndërsa në terapi intensive janë të shtruar dhe 69 pacientë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos