Juria merr vendimin final për El Chapon

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 18:52 | Bota
Juria merr vendimin final për El Chapon

Pasi kanë dëgjuar më shumë se 200 orë dëshmi, pasi kanë lexuar kuti të tëra me dokumente, anëtarët e jurisë në gjyqin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Joaquin Guzman, ka marrë vendimin përfundimtar duke e shpallur atë fajtor dhe e pret dënimi me burgim të përjetshëm.

Jurisë në një gjykatë federale në Bruklin i janë dashur 34 orë diskutime përgjatë gjashtë ditëve, për të dalë në këtë përfundim. El Chapo është shpallur fajtor për 10 akuza që Prokuroria kishte ngritur kundër tij, duke e konsideruar edhe si kreun e kartelit të Sinaloas.

61-vjeçari u arrestua në janar 2016 pasi ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli nëntokësor pesë muaj më parë. Përgjatë gjyqit. Joaquin Guzman e nisi karrierën kriminale si një kultivues kanabisi ndërsa pasuria e tij në momentin e arrestimit vlerësohet të ketë qenë 14 miliardë dollarë.

Ai do të mbahet mend për arratisjet spektakolare nga burgu në Meksikë ndërsa në janar 2017 u ekstradua në SHBA ku ka qëndruar në izolim, në pritje të gjykimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos