SHBA, palët drejt një marrëveshje për financimin e qeverisë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 10:46 | Bota
SHBA, palët drejt një marrëveshje për financimin e

Demokratët dhe republikanët janë dakordësuar në parim për një marrëveshje lidhur me sigurinë në kufi, që do të mundësojë financimin e agjencive qeveritare dhe do të parandalojë një shutdown të ri. Marrëveshja përfshin vetëm një pjesë të parave që presidenti Donald Trump ka kërkuar për murin kufitar dhe nuk përmend ndonjë barriere konkrete.

Marrëveshja duhet të miratohet nga Kongresi e të firmosët më pas nga presidenti. Gjatë një prononcimi, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk tha nëse do ta mbështeste atë, por premtoi se muri do të ndërtohej.  

 “Ndoshta kemi disa lajme të mira, por kush e di. Do të bëjmë gjithçka që nevojitet. Muri do të ndërtohet dhe me ritme shumë të shpejta”.

Marrëveshja u arrit pas një takimi me dyer të mbyllura mbrëmjen e së hënës. Ajo parashikon financimin me 1 miliard e 375 milionë dollarë të barrierave fizike prej 88 kilometrash, të tilla si shtylla prej çeliku.

Senatori republican Richard Shelby tha se të gjitha problematikat ishin zgjidhur:  “Arritëm një marrëveshje në parim mbi sigurinë kufitare dhe për 6 projektligje të tjera. Mendojmë se nëse do të kthehet në ligj do të lerë ta hapur qeverinë”, deklaroi senatori.

Demokratët që kontrollojnë dhomën e përfaqësueseve kanë refuzuar të miratojnë fondin prej 5.7 miliardë dollarësh, i nevojshëm për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën. Nëse një projektligj i ri nuk miratohet deri të premten, kur 4 edhe mbarojnë fondet për disa agjenci federale, qeveria amerikane do të mbyllet sërish.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos