
Bashkitë përreth ndonëse kanë detyrimin e mirëmbajtjes dhe pastrimit të territorit, nuk janë kujdesur mjaftueshëm për Liqenin e Komanit.
Në prag të sezonit dimëror, liqeni i Komanit u gjend përballë ndotjes masive. Si një nga pikat më turistike në vend nga turistët që vizitojnë lumin e Shalës, Valbonën apo dhe destinacione të tjera, pastrimi i këtij liqeni u bë nga kompania KESH.
Drejtori, Benet Beci, tha se se ky lloj pastrimi është i vazhdueshëm, por ka kërkuar më shumë angazhim, sidomos nga komuniteti.
Nga ana tjetër Beci, u shpreh se bashkitë kanë plane për menaxhimin e mbetjeve, por iu mungojnë kapacitetet, kryesisht mjetet për pastrimin e hapësirës së liqenit të Komanit.
Liqeni i Komanit, u përfshi nga një ndotje masive, disa ditë më parë, për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe si pasojë e prurjeve të lumenjve dhe përrejve, një pjesë e madhe e sipërfaqes së tij u mbulua nga mbetje, ndërkohë që nga sot ai ka marr një tjetër pamje pas pastrimi të kryer. (A2 Televizion)