
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko si pjesë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar.
Në përfundim të procesit të pikëzimit, KLP renditi prokurorët Adnan Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejko me 180 pikë.
Deri tani, KLP ka emëruar 15 prokurorë në SPAK, ndërkohë që sipas ligjit për funksionimin e këtij institucioni, ky numër duhet të jetë 20.
Në fillim të korrikut, kreu i SPAK, Arben Kraja, u ankua për mbingarkesën e punës që kishin vartësit e tij, për shkak të mosplotësimit të këtij numri dhe dosjeve të shumta që kishin në duar, thuajse të gjitha me ndjeshmëri të lartë. (A2 Televizion)