Ato na ftojnë në botën imagjinare të mençurisë popullore dhe jo vetëm, drejt një udhëtimi i cili ushqen shpirtin dhe na mëson t’i rikthehemi kohë pas kohe përrallave për të gjetur një këshillë të mençur apo një dritë për të na ndriçuar udhën tonë. Ky koleksion i ri i vjen lexuesit shqiptar nga frengjishtja në shqip falë përkthimit të kujdesshëm të Saverina Pashës dhe botimeve “Papirus”. Në këtë intervistë me redaktoren e këtij koleksioni përrallash ju zbulojmë pak më shumë për botën e tyre magjike. (A2 Televizion)
Koleksioni i përrallave “poetike”
