Studentët, gjimnazistët dhe qytetarët që janë bashkuar në protestë kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar në zonë.
Gjatë marshimit, një qytetar ka dalë përballë efektivëve, duke u kërkuar të largohen dhe duke theksuar se përballë tyre janë fëmijë.
“Ata nuk kanë më çfarë humbasin. Edhe ti nuk ke më çfarë humbet. Mjaft”, u shpreh ai, duke iu drejtuar punonjësve të policisë.
Ndërkohë, protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të heqin kapelet dhe t’u bashkohen atyre, me mesazhin se protesta “nuk ka më kthim pas”.
Protesta ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. (A2 Televizion)